Roaming më i lirë pa parapagesë në të gjithë botën
Bisedo dhe dërgo mesazhe SMS pa fund
Me ofertën e re roaming, ONE Ju mundëson telefonata dhe SMS super të lira drejt vendit, kur ndodheni në ndonjë shtet të huaj. Bisedoni vetëm për 11.9 den/min me të gjithë numrat celularë dhe fiks të rrjetit ОNE, me kërkim direkt dhe pa shkruar kod. Dërgoni mesazhe SMS vetëm për 5,9 den/SMS kur ndodheni jashtë vendit.
Që ta përdorni këtë shërbim roamingu, duhet të përdorni SIM kartelë të re të ONE. Nëse keni SIM kartelë të vjetër (të blerë para muajit nëntor të vitit 2009), të njëjtën mund ta ndërroni falas me SIM kartelë të re në pikat shitëse të ONE dhe krahas kësaj Ju do të fitoni bonus prej 100 denarë.
Shërbimi për telefonatat në roaming për përdoruesit pre-paid aktivizohet automatikisht, ndërsa për përdoruesit post-paid duhet aktivizuar nëpërmjet menysë së telefonit celularit, duke e zgjedhur opsionin Roam Light Talk në kategorinë Planet. ONE do t’jua dërgoj aplikimin Roam Light Talk pasi ta ndërroni SIM kartelën e vjetër me të re.
Për ta përdorur shërbimin SMS në roaming, duhet ta përdorni aplikimin Roam Light SMS, të cilën do ta fitoni falas pasi të paraqiteni në numrin falas *555#. Që të dërgoni mesazhe nga vendet e huaj me çmim prej 5,9 den/SMS, gjithmonë duhet ta përdorni këtë aplikim, i cili gjendet në kategorinë Planet.
Shërbimi roaming vlen për 148 operatorë në 82 vende të botës, të cilët e përkrahin USSD roaming. Kjo është ofertë promotive dhe e njëjta vlen për një afat të caktuar kohor.
| Telefonata drejt |
den/min |
| ONE numra |
11,9 |
| Rrjete tjera kombëtare celulare dhe fikse |
29,9 |
| Vende tjera |
82,6 |
| SMS drejt të gjitha rrjeteve (den/SMS) |
5,9 |
Në çmimet është e përfshirë TVSh-ja. Tarifimi: 30 sekonda, pas intervalit fillestar prej 60 sekondave.
Më tepër informata në Qendrën për përkujdes të klientëve në (02) 181.