ONE pako për 0 den/min me të gjithë shfrytëzuesit ONE
Aktivizojeni pakon ONE me të cilën do të bisedoni për 0 den/min me të gjithë shfrytëzuesit celular dhe fiks. Pakoja vlen për shfrytëzuesit pri-pejd të ONE me parapagim mujor prej 79 denarëve dhe përfshin 200 minuta bisedë. Për aktivizim dërgoni mesazh SMS me tekst: NULA START në numrin 181. Pakoja vlen në periudhë prej një jave nga dita e aktivizimit. Oferta është promovuese dhe vlen një periudhë të caktuar. Pakoja nuk është e vlefshme për shfrytëzuesit e modelit tarifor Mobile pri-pejd X-tra.
Parapagimi merret nga llogaria pas aktivizimit të pakos. Nëse në momentin e aktivizimit krediti në llogari është më i vogël sesa vlera e parapagimit, pakoja nuk do të aktivizohet.
Pakoja do të ripërtërihet automatikisht pas aktivizimit të parë, përderisa shfrytëzuesi ka mjaft kredi në llogari ose nëse shfrytëzuesi nuk bën deaktivizimin e pakos.
Aktivizimi, kontrollimi i afatit për shfrytëzim të pakos, kontrollimi i minutave të mbetura, si dhe deaktivizimi i pakos bëhet përmes:
- Mesazheve SMS falas në numrin 181:
- Për aktivizim, dërgoni SMS me tekst: NULA START
- Për kontrollim të afatit të shfrytëzimit dhe minutave të mbetura, dërgoni SMS me tekst: NULA STATUS
- Për deaktivizim, dërgoni SMS me tekst: NULA STOP
- Vendeve shitëse të ONE
- Qendrës për përkujdes të klientëve, duke telefonuar në 181
Shfrytëzuesit do të mund të aktivizojnë pakon njëherë në periudhë prej një jave.
Pas shfrytëzimit të minutave të përfshira në pako, vlejnë çmimet e rregullta për telefonata në rrjetin e ONE, sipas modelit tarifor pri-pejd të shfrytëzuesit.
Nëse minutat falas nuk shfrytëzohen në periudhën për të cilën vlen pakoja (7 ditë), të njëjtat nuk barten në periudhën e ardhshme.
Shfrytëzuesit pri-pejd mund të shfrytëzojnë vetëm një pako për biseda njëkohësisht.
Oferta nuk ka të bëjë me telefonatat drejt shërbimeve VAS si dhe telefonatat në roaming.