Roaming më i lirë me One, pa parapagesë në të gjithë botën
Shkup, 12 Korrik, 2010
Duke filluar prej sot, One mundëson shërbim të ri Roamingu, me të cilin të gjithë përdoruesit e telefonisë celulare fitojnë mundësi për të pasur biseda dhe për të dërguar SMS super të lira drejt vendit, gjatë qëndrimit në ndonjë shtet të huaj.
Përveç mundësisë për biseda drejt vendit për 11,9 den/min me të gjithë numrat celularë dhe fiks të rrjetit One, abonentët fitojnë mundësi të vetme dhe unike për të dërguar mesazhe SMS nga vendet e huaja për 5,9 denarë, pa shënuar kod.
Si mund të përdoret shërbimi?
- Nevojitet SIM kartelë e re e One, të cilën abonentët mund ta fitojnë falas në pikat e shitjes të One. Ato njëkohësisht do të fitojnë edhe bonus prej 100 denarë.
- Për biseda në roaming, të gjithë abonentët në post pejd paraprakisht duhet ta aktivizojnë shërbimin nëpërmjet menusë së telefonit, duke e zgjedhur opsionin Roam Light Talk, në kategorinë Planet (Kategoria Planet paraqet menu SIM Toolkit e telefonit celular, e cila në pjesën më të madhe të telefonave gjendet në menunë bazë të telefonit ose në menutë Settings, Options, Tools ose Entertainment)
- Për abonentët në pri pejd shërbimi aktivizohet automatikisht
- Për të dërguar mesazhe me çmim prej 5,9 denarë nga vendet e huaja, të gjithë abonentët në pri pejd dhe post pejd duhet ta përdorin aplikacionin Roam Light SMS, në kategorinë Planet, e cila mund të fitohet duke thirrur në numrin falas *555#
Shërbimi roaming mund të përdoret nëpërmjet 148 operatorëve të 82 vendeve në mbarë botën, të cilët përkrahin roaming USSD