ONE do të jap si donacion pajisje për automjetet e Ndihmës së shpejtë në Strugë dhe Dibër

Shkup, 22 korrik, 2010
Karvani humanitar i ONE filloi në Dibër dhe Strugë dhe nëpërmjet tij tetë qytete të Maqedonisë do të fitojnë pajisje mjekësore të dedikuara për automjetet e Ndihmës së shpejtë.
Me këtë donacion ONE dëshiron të ndihmoj në përmirësimin e kushteve të punës të ekipeve të Ndihmës së shpejtë dhe njëkohësisht të siguroj realizim pa asnjë pengesë të detyrave të tyre, me qëllim që qytetarët të fitojnë ndihmë të shpejtë kualitative.
Të gjitha automjetet do të pajisen me:
- barelë ultra të hollë për transport të pacientëve
- imobilizator universal për kokë
- imobilizator universal për këmbë
- komplet me gjashtë imobilizatorë për qafë, të cilët nuk i pengojnë rrezet rëntgen dhe skenimin SAT
- dyshek termal me vakum, me pompë ASB dhe shtresë speciale, rrezistente ndaj kushteve klimatike, e cila mundëson fiksim të plotë dhe të tërësishëm të pacientit
- komplet për rianimacion (ambu me maskë)
- mbajtës për shishe serumi
- aparat për tension me zhivë
- karrige speciale për transport të pacientëve, që mund të lëviz nëpër shkallë
Me këtë projekt, i cili duhet të përfundoj deri në fund të këtij viti, ONE edhe njëherë e konfirmon përkushtimin e tij për të vepruar në shoqëri si qytetar i përgjegjshëm.